Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski të enjten e 28 korrikut ka shpalosur disa detaje se si Federata ruse po tenton të ndikojë në Maqedoni e Veriut nëpërmjet financimit të disa partive politike për në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus”.
Pendarovski ka folur për dhe për deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme rus Sergei Lavrov, i cili kishte thënë se ”desponimi i popullit maqedonas është në kundërshtim me kursin euroatlantik të elitën politike”.
Por kjo deklarat për të parin e Maqedonisë së Veriut është Propagandë që tentojë të destabilizojë shtetin e tij.
Tuje ai ka theksuar se “nga fqinjët vijnë njerëz që janë agjentë rusë, pra njerëz të shërbimit rus”.
Ai ka rikujtuar qytetarëve të Maqedonisë se Institucionet e shteti të tij janë të informuar “se Rusia ndërhyn në punët tona të brendshme”
Ai ka treguar dhe metoda të cila është duke i ndjekur shërbimi ruse
“Herën e fundit me pjesëmarrje intensive përmes njerëzve të vet, subjekteve të veta politike, instalacioneve të veta” ka shtuar ai.
Pendarovski nuk i ka dhënë të gjitha detaje që i ka sepse mund të rrezikohet sekreti shtetërorë “Nuk mund të zbuloj publikisht se nga vijnë saktësisht, sepse këto janë informacione të ndjeshme, por rusët po përpiqen të ndikojnë edhe përmes atyre kërcënimeve hibride të quajtura moderne, përmes propagandës politike”.
Ai tregon se në organet kompetente ka informacione për persona që kanë ardhur për të provokuar protestat e fundit qytetare, por edhe për financimin e “disa subjekteve politike”.
Në të njëjtën kohë, Pendarovski nuk zbulon se për cilat subjekte bëhet fjalë, por thekson se janë “disa subjekte në korrelacion të drejtpërdrejtë me Moskën disa vite më parë”.