Vuçiq: Sa të është Kurti, s’ka gjë nga dialogu në Bruksel

Aleksandar Vuçiq e ka shpallur të dështuar dialogun deri sa të jetë Kurti kryeministër i Kosovës sepse sipas tij, me të nuk mund të bisedohet   

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për shkak të kryeministri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka shpallur procesin e dialogut si të dështuar dhe e ka fajësuar atë për këtë situatë.

Të enjten e 28 korrikut, Vuçiq ka kërkuar nga shtetet perëndimore ndihmë për këtë çështje.

“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, ishte kërkesa e Vuçiqit.

Tutje ai ka konstatuar se nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.

“Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti, njeriu ka vendosur të mos dialogojë”.

Vuçiqi ka thënë se është “i gatshëm të shkojë çdo herë për bisedime, por se sipas tij, nuk di për çfarë të flasë”.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti e kishte akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dështim të takimit të planifikuar për 19 korrik, duke thënë se ai është fajtor për vonesat dhe bllokimet e bisedimeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika