Një 52- vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Hulaj të komunës së Deçanit.
Rasti ka ndodhur të enjten e 28 korrikut, ndërsa lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:45, Policia ka marrë informata se një person ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së në Deçan, ndërsa njëtitet policore janë duke e hetuar rastin”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se pas daljes së njësive të Policisë së Kosovës në vendngjarje, rasti është inciniuar sikurse “Hetim i vdekjes”.