Ministrja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, po konkurron për të zëvendësuar kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Boris Johnson i cili u detyrua të shpallte dorëheqjen e tij në fillim të këtij muaji nga një rebelim në Partinë e tij Konservatore për një seri skandalesh, ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.
Boris Johnson gjatë detyrës së tij kishte udhëtuar dy herë në kryeqytetin Kiev për të takuar Zelenskiy.
Truss ka thënë se nëse ajo do ta fitonte detyrën, do të qëndrojë si “mikja më e madh” e Ukrainës.
“Si kryeministre do të jem mikja më e madh e Ukrainës – duke ndjekur gjurmët e Boris Johnson – dhe do të angazhohem plotësisht për të siguruar që Putini të dështojë në Ukrainë dhe të pësojë një disfatë strategjike dhe që Rusia të jetë e kufizuar në të ardhmen”, tha ajo në një deklaratë për reuters.
Truss po konkurron për t’u bërë kryeministre e re kundër ish-ministrit të financave Rishi Sunak në një garë lidershipi që është shënuar nga përplasjet për kohën e uljes së taksave, si dhe më shumë sulme personale.
Votimi për kryeministrin e ardhshëm do të bëhet me 5 Shtator.
Anëtarët e Partisë konservatore do të jenë ata që do të vendosin se kush do të zgjidhet si kryeministër.
Truss, e cila si ministre e Jashtme e ka mbikëqyrur vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që janë më të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se do të punonte me aleatët për të ofruar më shumë armë dhe ndihmë humanitare për Ukrainën.