Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave tashmë ka përfunduar, dhe se sipas tij, është shumë i mirë.
Ai në Kuvendin e Kosovës u është drejtuar deputetëve të opozitës, duke thënë se do ta kenë mundësinë që të kontribuojnë në këtë projektligj.
“ProjektLigji për çmimin e barnave është kry është jashtëzakonisht i mirë, ju do ta keni shansën që ta bëjmë ligjin edhe më të mirë”, ka deklaruar Ministri Latifi.
Latifi është shprehur se e cmom dëshirën e opozitës për ta ndihmuar MSh-në dhe se për këtë gjë është i hapur gjithmonë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Kosova patjetër duhet ta ketë një ligj për harmonizimin e çmimeve të listës së barnave. Ai ka bërë të ditur se vetëm Bjellorusia dhe Kosova nuk e kanë këtë ligj.