Suspendohet nga puna ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala është suspenduar nga puna të premtën e 29 korrikut ku sipas tij nën kërcënimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Komisioni Disiplinor në mënyrë të jashtëligjshme ka marrë vendim për suspendimin e tij

Mnetor Shala, ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës

Mentor Shala, ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, të premtën e 29 korrikut përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka njoftuar se është suspenduar nga puna në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Për t’u bërë anëtar i Bordit të RTK-së dhe pastaj Drejtor i Përgjithshëm kushti kryesor ka qenë me e largu Mentor Shalën prej RTK-së se është i ‘rrezikshëm’. Këtë më kanë thanë disa persona shumë të afërt me ekipin e Presidentes dhe në ekipin e Kryeministrit”, ka shkruar Mentor Shala.

Në versionin e tij thuhet se largimi i Shalës nga RTK-ja ka qenë kushti për secilin që ka dashur të bëhet anëtar i Bordit të transmetuesit publik apo të marrë pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

“Nën kërcënimin e Drejtorit të Përgjithshëm (kam dëshmi), Komisioni Disiplinor jashtëligjshëm dje ka marrë vendim për suspendimin tim që pritet të bëhet publik sot. Disa ditë më herët po i njëjti Komision për të njëjtin rast ka deklaruar se nuk janë kompetent me u marrë me vendimet e ish Drejtorit të Përgjithshëm”.

Sipas ish-drejtorit të Përgjithshëm të  Radio Televizionit të Kosovës rrethanat për suspendimin nga puna ՞shtë arritur përmes presionit ndaj prokurorisë, policisë, gjykatës.

“Mbi 100 artikuj janë shkruar kundër meje dhe familjes time ku 99% e tyre janë me qasje shumë negative dhe nivel shumë të ulët profesional, të cilat janë dëshmuar që kanë qenë të rrejshme, në gazetën Koha Ditore dhe me dhjetëra storie televizive e shkrime në KTV dhe në portalin e grupit të njëjtë”, ka vazhduar ai.

Postimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala në Facebook

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika