Vdes 42-vjeçari që ra nga kati i pestë, në Pejë

Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se 42-vjeçari i rënë nga ndërtesa në Pejë, ka ndërruar jetë

Ilustrim

Një 42-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në qytetin e Pejës, ku si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informuar në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje, çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi për Portalin Dukagjini.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Ndërkaq, Gashi ka bërë të ditur se trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika