Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se të pandehurit H.M i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçareje, i është vënë masa e paraburgimit prej një muaji.
Kërkesa e Prokurorisë së Shtetit është cilësuar sikurse “e bazuar” nga gjyqtari i procedurës paraprake duke vendosur që kërkesa të aprovohet dhe të pandehurit t’i përcaktohet masa e paraburgimit prej një muaji.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit H.M masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Ky rast i ndodhur në kryeqytet ishte siguruar si dëshmi nga Portali Dukagjini, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin.
Siç është mësuar nga burimet e portalit, personi i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur (6-vjeçare), është mbi 50 vjeç, i cili është pronar i një marketi në një lagje të Prishtinës.
Po ashtu, edhe viktima është banore e asaj lagjeje.