Sufizmi shpesh përmendet gabimisht si një sekt ose si një pakicë e skajshme, megjithatë mendimi dhe praktika sufi shtrihet përtej ndarjes sektare sunite-shite, përtej kufijve socio-ekonomikë, gjeografive dhe gjuhëve. Rendet sufiste, të njohura si Tarikat (Tarikas), gjenden në të gjithë botën myslimane, ku secili rend merr identitetin e tij të veçantë bazuar në praktikat dhe strukturën e tij, dhe shpesh pasqyron kontekstin kulturor dhe gjuhësor në të cilin është vendosur.
Kreativiteti qëndron në zemër të sufizmit, dhe shumë nga Tarikasit mentorojnë dhe mbështesin prodhimin e kulturës. Kjo kulturë në formën e ushqimit, muzikës, artit, poezisë konsiderohet shprehje e shenjtë e besimit dhe bukuria e saj e ndershme dhe autentike i tërheq të gjithë. Më e larta midis këtyre formave të artit është muzika sufi.
Qëndrimet sufiste ndaj muzikës ndryshojnë nga pikëpamja “ortodokse” islame, e cila e konsideron atë një zonë “gri”.
Përderisa nuk ka ndalime kundër muzikës në Kuran dhe ka raste të regjistruara kur Profeti Muhamed lejoi muzikën në dasma, konservatorizmi i juristëve të hershëm e kundërshtoi atë. Në të kundërt, sufitë e vendosin muzikën në zemër të Samës, një ceremoni e muzikës shpirtërore dhe këndimit.
Stilet e ndryshme muzikore, të kënduarit, të kënduarit dhe ceremonitë janë shfaqur me kalimin e kohës, shpesh unike për kulturën lokale, por të gjitha të unifikuara me qëllimin e krijimit të kësaj gjendjeje të ndryshuar të vetëdijes shpirtërore.
Dijetari mysliman Gazaliu, ka shkruar një reflektim të tij mbi muzikën sufi kur thotë: Ajo që shkakton shfaqjen e gjendjeve mistike në zemër kur dëgjon muzikë sufiste është një mister hyjnor që gjendet në marrëdhënien e përputhshme të toneve të matura (të muzikës) me shpirtrat (njerëzor) dhe në shpirtrat që pushtohen nga sforcimet e këtyre melodive dhe të trazuara prej tyre – qoftë për të përjetuar mall, gëzim, pikëllim, zgjerim shpitëror apo shtrëngim. Por, njohja e shkakut se pse shpirtrat preken nëpërmjet zërit është një nga hollësitë mistike të shkencës së përvojës vizionare.
Kjo frymë e muzikës sufi ka prekur edhe Kosovën duke pasur parasysh historinë e popullit shqiptar të Kosovës me kulturën dhe traditën orientale.
Një histori dhe një shtjellim të muzikës sufiste e jep etnomuzikologu Krenar Doli në monografinë e tij “Tradita e muzikës sufiste në Kosovë”.
Ai në një intervistë për Portalin Dukagjini, për këtë libër, pra për traditën e muzikës sufi në Kosovë dhe për strukturimin e këtij libri, ka thënë se ky studim monografik është i struktuaruar prej 5 kapitujve (krerëve), ku sipas Dolit secili paraqet një njësi në vete, pasi që në kuadër të çdo kapitulli merren në shqyrtim aspekte dhe çështje të caktuara.
Duke u nisur edhe nga vetë titulli i libri “Tradita e muzikës sufiste në Kosvë”, Doli është pyetur se sa është e përhapur muzika dhe kultura sufiste në Kosovë, dhe rëndesia e një libri të tillë.
Tradita e muzikës sufiste në Kosovë ka si objekt pra, muzikën sufi në Kosovë si fenomen muzikor, por edhe socio-kulturor. Dhe se ky studim pikërisht për këtë temë është i rëndësishëm pasi që synon të plotësojë një boshllëk që është i patrajtuar mjaftueshëm, por jo se mungojnë diskutime dhe kontemplime për këtë çështje nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por nga natyra e tematikës e cila nuk është shteruar ende.
“Monografia ‘Tradita e muzikës sufiste në Kosovë’, ka objekt studimi muzikën sufiste në Kosovë si fenomen muzikor dhe socio-kulturor. Mendoj se tema e zgjedhur është e rëndësishme dhe me interes, sepse synon të plotësojë një hapësirë të patrajtuar mjaftueshëm, madje të munguar në kuptimin e një paraqitjeje me natyrë shteruese të kësaj problematike, pa anashkaluar kontributet e deritashme mbi këtë çështje, qofshin nga autorët shqiptarë apo nga ata të huaj. Ky studim përfshin të gjitha ritualet që lidhen me muzikën sufiste në një hapësirë specifike siç është Kosova. Baza teorike e studimit mbështetet në një literaturë mjaft të gjerë, të përzgjedhur nga fusha e muzikës fetare, fusha e etnomuzikologjisë dhe studimeve kulturore në përgjithësi”, ka thënë Doli.
Ndërsa, i pyetur se për cilat forma muzikore sufi flet libri, ai është shprehur se krahas formave muzikore të ndryshme sufi, në libër janë të paraqitura edhe disa nga ilahitë kryesore.
Pra, ilahitë më të njohura që sot interpretohen në teqet e nëntë tarikateve që aktualisht veprojnë në Kosovë.
Përveç ilahive që interpretohen në gjuhën turke, në këtë studim janë të transkriptuara edhe disa ilahi origjinale në gjuhën shqipe.
Doli thotë se të gjitha këto forma muzikore janë të paraqitura më të dhënat përkatëse, pra me mekamin (shkallën muzikore) ku interpretohet, cilin ritmik, emrin e autorit të tekstit, dhe gjithashtu edhe emrin e kompozitorit nëse ka të tillë.
Të bësh një hulumtim për diçka në Kosovë, dhe ta manifestosh atë në një libër është diçka jo e lehtë, gjithashtu edhe hulumtimi në histori, hulumtimi i gjenezës së traditës sufi në Kosovë.
Pra për këtë edhe për Krenar Dolin nuk ishte aq e lehtë të bënte një hulumtim të tillë. Ai ka cekur se gjatë trajtimit të kësaj teme, është vënë re se studimet mbi këtë lloj të krijimtarisë muzikore kanë qenë të pakta dhe jo të plota.
Dhe për këtë arsye është dashur një përkushtim disavjeçar për këtë hulumtim.
“Gjatë trajtimit të kësaj teme, u vu re se studimet tona mbi këtë lloj të krijimtarisë muzikore kanë qenë të pakta dhe jo të plota. Kjo ishte edhe arsyeja e këtij përkushtimi disavjeçar në kuadrin e realizimit të një hulumtimi shkencor mbi traditën e muzikës sufiste në Kosovë. Punët e mëparshme, që erdhën në ndihmë dhe u konsideruan të vlefshme për objektin e punimit studimor, ishin kryesisht botime të huaja, disa prej të cilave kanë zënë një vend të konsiderueshëm në studim, sa u përket materialeve të shfrytëzuara, por edhe si ndihmë në të kuptuarit e zhvillimit dhe ndryshimeve që ka pësuar kjo tematikë gjatë kohërave”, është shprehur Doli.
Sufizmi ka qenë dhe është një praktikë shpirtërore dhe që ka ndikuar te veprat kryesore të muzikës me këtë përjetim shpirtërore, për këtë ndikim flet edhe etnomuzikologu Doli.
“Sufizmin e shohim ndikues edhe te muzika ku veprat kryesore muzikore të traditës sonë janë poezi të shkruara me përjetim shpirtëror, ku vërehet lidhja organike mes teksteve dhe melodive të kompozuara në kuadër të këtyre teksteve. Në këtë pikë, një rëndësi të veçantë nëpër teqe kanë luajtur ilahitë, të cilat janë shndërruar në oratoriume mistike përmes vallëzimit të dervishëve. Pikërisht për këtë, teqetë nga shumë studiues janë konsideruar si vendet e vetme të poezisë dhe muzikës, si burime prej nga ka rrjedhur sherbeti i dijes”, ka thënë autori i librit “Tradita e muzikës sufi në Kosovë”.
Përveç, ilahive të autorëve të huaj si Rumi, Omar Khayyam e shumë të tjerëve, Doli në aspektin etnomuzikologjik ka trajtuar edhe ilahitë e autorëve vendas si Dervish Salihut, Shejh Jonuzit, Shehj Ahmedit, Shejh Malës, e disa të tjerëve.
Ndërsa, Krenar Doli tregon se a do të ketë edhe ndonjë libër të këtij fazoni në të ardhmen nga ai.
“Po mendoj që edhe në të ardhmen të merrem me ndonjë nga poetët dhe kompozitoret e shquar të letërsisë së divanit. Mbetem i bindur se një studim i vetëm, i çfarëdo lloji, qoftë ky edhe hulumtim i plotë monografik, nuk mund ta shterojë gjithë problematikën e ngritur për këtë çështje. Sigurisht që për këtë temë do të ketë këndvështrime të reja që, me kalimin e kohës, do të nxjerrin në dritë interpretime origjinale, duke i bërë më të plota studimet tona folklorike, etnografike e etnomuzikologjike”, deklaron Doli.
Ndërsa, se çka duhet të presin lexuesit nga monografia “Tradita muzikës sufiste në Kosovë”, pasi ky është një është një hulumtim disavjeçar mbi traditën e muzikës sufiste në Kosovë, pra ky libër do të jetë por edhe si ndihmë në të kuptuarit e zhvillimit dhe ndryshimeve që ka pësuar kjo tematikë gjatë kohërave.
Ndërsa, për fund Krenari na fton që të t’i njohim dhe të kemi mirënjohje për këtë formë muzike dhe për sufizmin në përgjithësi, pasi në teqet e sufizmit janë edukuar shejhlerët, virtuozët e muzikës, kompozitorët, kaligrafët, dekoruesit dhe artarët. Të cilët, nga njëra anë, bënin vepra artistike, ndërsa nga ana tjetër e kryenin procesin e tyre edukativ-arsimor sufist.
“Teqetë, medresetë, apo edhe xhamitë, ishin vende në të cilat personalitete të letrave shqipe, apo edhe dijetarë të shquar shqiptarë ranë në kontakt me letërsinë orientale dhe më pas, të frymëzuar prej saj, jo vetëm shkruan vepra e këngë, por edhe përkthyen kolosët e mëdhenj persianë duke bërë që kjo krijimtari të njihej edhe me shumë nga shqiptarët përgjatë periudhave të ndryshme kohore”, ka përfunduar Doli.