Shqipëria rrezikon të humbë të ardhurat në Futboll

Renditja në vendet e ulëta në UEFA, i heq mundësinë skuadrave kampione U-19 që të marrin pjesë në UEFA Youth League

Shqipëria mban vendin e 43 në renditjen e UEFA-s, por nëse arrin në vendin e 51, atëherë aktivizohet skenari i keq me një ekip më pak

Humbja e një vendi në Europë nënkupton në mënyrë direkte më pak të ardhura për futbollin shqiptar.

Superiorja rrezikon të përfaqësohet me tre skuadra në Evropë, nga katër që ka aktualisht.

Jashtë kompeticioneve të UEFA-s, e shohin edhe skuadrat shqiptare si Tirana, Laçi, Partizani dhe Vllaznia.

Në arenën ndërkombëtare Skëndërbeu ishte skuadra e parë që nderoi Shqipërinë.

Asnjë skuadër shqiptare nuk ka mundur të arrijë atë që bëri Skënderbeu edhe pse skaudra korçare për shkak të trukimit të ndeshjeve prej vitesh tashmë nuk luan në Evropë.

Skuadrat shqiptare këtë vitë kanë paraqitur një skemë shumë të dobët në rezultatet e tyre.

Tirana si ekip i drejtuar nga Orges Shehi ka humbur në katër ndeshje.

Tirana ishte e kualifikuar në raundin e parë të UEFA Champions Leaugue, ku u përballën me skuadrën nga Luksemburgu të F91 Dudelange.

Ndërsa në turin e dytë ata u përballën në UEFA Europa Conference League me kampionët në fuqi të Bosnje dhe Hercegovinës, Zrinjski Mostar.

Mirëpo në katër ndeshjet nuk patën asnjë fitore.

Skuadra nënkampione e Superiores, Laçi turin e parë të Conference League, kishin arritur të eleminonte malazezët e Iskra Danilovgrad.

Në ndeshjen e parë në transfertë ata morën një barazim pa gola, ndërsa gol i Mentor Mazrekaj në sfidën e kthimit do i dërgonte në turin tjetër.

Në ndeshjen e dytë ata kishin përballë moldavët e Petrocub Hincesti. Deri 45 minuta para përfundimit të ndeshjes ata qëndronin në epërsi, Mirëpo në minutat e fundit ata pësuan 4 gola me që rast humbën ndeshjen.

Ekipi i Partizanit ose ndryshe “Demat e Kuq”, nuk arritën të kalonin asnjë raund.

Edhe në këtë rast ndeshja e kthimit do të ishte “fatkeqësia” për skuadrën shqiptare. Rrugëtimi i Partizanit zgjati vetëm dy ndeshje në turin e parë të Conference League.

Ekipi i Shkodranëve “Vllaznia”, ishin skuadra e vetme që kaloi në turin e dytë të Conference League.

Në sfidën e kthimit shkodranët pësuan tre gola meqë rast u eliminuan.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika