Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtarë në Uashington e ka takuar ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.
Kurtit takimi me William Walkerin i ka ngjallur nostalgji ku ka thënë se ishte sikurse “para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë”.
“Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar në Facebook Kurti.
Kurti, ka thënë se “është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë”.
Për të parin e qeverisë së Kosovës, takimi me William Walker në Uashington DC, ishte kënaqësi pasi me të kanë kujtuar të kaluarën dhe kanë diskutuar për të tashmen dhe të ardhmen ku sipas Kurtit, këta të dy kanë ndarë shpresën dhe shqetësimit që mund të vinë.