FBI-ja amerikane, ka marrë detyrën që të hetojë sulmin kibernetik ndaj sistemit qeveritar të Shqipërisë që ishte goditur nga një sulm kibernetike dy jave më herët.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka thënë se përveç Microsoft DART, në hetime është përfshirë në hetime dhe FBI-ja.
Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer një analizë të plotë shkencore dhe teknike (forensike); rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe për të parandaluar përsëritjen”, kishte shkruar Balluku në Twitter.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ka shtuar se “po bëhet një hetim i thelluar i plotë, jo vetëm nga Microsoft DART (Skuadra e sigurisë kibernetike), por edhe nga organet tona përgjegjëse që bashkë me ne po punojnë ngushtësisht me FBI-në”.
Bllaku ka konstatuar “ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky sulm ka krijuar një sërë problematikash”.
Drejtoresha e AKSHI Karçanaj ka thënë se “të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to”.
Por kjo po del të jetë mësimi për zëvendëskryeministren Balluku “ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhen për të ardhmen”, transmeton Zëri i Amerikës.