Një aksident fatal ka ndodhur të shtunën e 30 korrikut, ku një kamion është rrokullisur në autostradën “Arbër Xhaferi”. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i vdekur një person.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Bibaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe të tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka thënë Bajram Krasniqi për Portalin Dukagjini.