Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka nënshkruar Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.
“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit” ka thënë ai.
Kryetari i Komunës së Drenasit ka thënë se përmes nënshkrimit të Aneks Memorandumit, stadiumi “Rexhep Rexhepi” do të marrë pamjen përfundimtare.
“Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i kategorisë së tretë” ka theksuar
Tutje, në njoftimin e Lladrovcit thuhet se ka diskutuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi për stadiumin sintetik në Komoran.