Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se është duke bërë propagandë për rritjen ekonomike.
Ai ka thënë se në bazë të statistikave të instituti GAP, asnjëherë investimet kapitale nuk kanë qenë kaq të pakta sesa tani me Qeverinë Kurti 2.
“Krejt çka bën kjo Qeveria Kurti 2, është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën”, ka thënë Lekaj.
Gjithashtu, ai ka thënë se Qeveria ka bllokuar shtetin me paaftësinë e saj, ku sipas tij, kjo ndikuar që të ketë ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rritje të inflacionit.
Ai ka përfunduar duke shtuar se në 11 vjetët e fundit Qeveria Kurti 2 ka shënuar dështimin më të madh. Sipas tij, është qëllimi i Qeverisë Kurti 2, është ta thëllojë edhe më tej krizën në Kosovë.