Gjatë një konference për media në Serbi, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka komentuar vendim për targat dhe letërnjoftimet serbe të Qeverisë së Kosovës e cila ka thënë se nga 1 gushti do të nisë zbatimin i këtij vendimi.
“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, tha Petkoviq, njofton REL.
Ndërsa, sa i përket Asociacionit ai ka thënë se do të japin informacion më kohë për çdo gjë që do të ndodhë.
Ai tha se ky Asociacion do të mundësojë të drejta kolektive dhe individuale për serbet në Kosovë.
Deklaratat e Petkoviq vijnë teksa më 1 gusht pritet të nisë riregjistrimi i makinave që kanë targa me akronime të qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga Serbia. Këto targa konsiderohen të jashtëligjshme nga Qeveria e Kosovës.
Ky proces i regjistrim të targave do të zgjasë nga 1 gushti deri me 30 shtator të këtij viti.
Gjithashtu, të gjithë qytetarët që do të hyjnë nga territori serb në Kosovë, o të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje.
Këtë praktikë të njëjtë Serbia e aplikon për shtetasit e Republikës së Kosovës qe 11 vjet.’
Petkoviq komentoi edhe këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, sipas tij autoritetet në Kosovë po i referohen nenit 3 të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë, të arritur në kuadër të dialogut.
Ai tha se neni 3 i marrëveshjes i referohet qytetarëve të Serbisë që jetojnë në Serbi, dhe jo, siç tha ai, atyre që jetojnë në Kosovë.
Dhe sipas tij Kurti nuk është i interesuar për marrëveshje, ai është i interesuar në largimin e letërnjoftimeve serbe për serbët që jetojnë në Kosovë. Ai dëshiron që ta largoj nga territori i Kosovës ekzistencën e shtetit të Serbisë”.