Rama reagon ndaj personit me inicialet I.M i cili ka shërbyer si spiun për Sigurimin e Shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reaguar duke thënë nëse ish-presidenti i vendit, Ilir Meta është personi që fshihet pas inicialeve I.M, i cili ka shërbyer si spiun për Sigurimin e Shtetit, dhe ndërhyrjes së tij në Autoriteti-n e Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kryeminittri i Shqipërisë, Edi Rama (majtë), dhe ish-presidenti i Shqiprisë Ilir Meta (djathtë)

Nëpërmjet një postimi në Facebook Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar për një çështjë e cila po diskutohet, në lidhje më ish-presidentit e vendit, Ilir Meta është personi që fshihet pas inicialeve I.M, i cili ka shërbyer si spiun për Sigurimin e Shtetit.

“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?”, ka nisur delaratën e tij Rama.

Kryeministri shprehet se emrin Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula e ka dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI-së, vetë Ilir Meta.

Për ketë pozitë Rama thotë se Genta Sula u vendos nga propozimi i Ilir Metës.

Ndërkohë kryeministri thekson se sa i takon faktit që bashkëpunëtori i Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit –  madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist –  “ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt”.

Rama u shpreh se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, e udhëhequr nga Genta Sula, po shantazhohet nga Ilir Meta po Metaj, si dhe nga i “Pakalluri Non Grata”( drejtuar Sali Berishës).

Më tej Rama u shpreh se ai nuk e din se a është Ilir Meta apo Metaj ky spiuni me inicialet I.M dhe thotë as që e ka parë dosjen, por se diqka është shumë e sigurt se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëtti Ilir, qe ka dalur edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas.

“Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurte: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç  faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj. Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta!”, ka shkruar Rama.

Rama tha se mediat në Shqipëri po mundiohet të fshehin histroinë e një spiuni me inicialet I.M.

Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës dhe tymit të llafeve rreth oxhaqeve mediatike, historinë e një spiuni me inicialet I.M! Mua s’më çudit hiçasfare kjo, po ju?!”, ka vazhduar Rama.

Sipas tij me disa ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit, dhe jo vetëm për ketë po edhepër iniciale të tjera të cilat janë mbajtur të fshehta.

Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s’e lagu e çudia tre ditë zgjat. Jo! Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90. Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).

Rama ka përfundur duke tëhën se kjo deklaratë e tij është ndoshta pak e gjatë për një ditë të shtunë, por se do të jetë e fundit deri në shtator për këtë temë.

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika