Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Iran lanë të vdekur të paktën 69 persona

Të paktën 69 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën qytetet në të gjithë Iranin. Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u ka thënë ministrave dhe guvernatorëve që të përgatisin masat që do të minimizonin dëmet që vijnë nga përmbytjet

Të paktën 69 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën qytetet në të gjithë Iranin, ka bërë të ditur Organizata e Menaxhimit të Krizave të Iranit.

Nezhad Jahani, një zyrtar i lartë në organizatë, ka thënë se të paktën 45 persona janë ende të zhdukur në Teheran dhe tre provinca të tjera pas përmbytjeve të fundit, të cilat dëmtuan të paktën 20,000 shtëpi banimi.

Më shumë se 20 provinca, përfshirë provincën e Teheranit, janë prekur nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e dendura, tha agjencia e lajmeve “Fars”.

Disa aeroporte dhe autostrada kryesore u mbyllën dhe mijëra njerëz u evakuan, transmeton “CNN“.

Mediat shtetërore kanë bërë të ditur se presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u ka thënë ministrave dhe guvernatorëve që të përgatisin masat që do të minimizonin dëmet që vijnë nga përmbytjet, pasi Organizata Meteorologjike iraniane paralajmëroi se shiu do të vazhdojë në disa provinca.

Irani ka dy javë që po lufton me përmbytjet vdekjeprurëse dhe rrëshqitjet e baltës, duke përfshirë edhe jugun e vendit.

Shkencëtarët thonë se kriza klimatike po i favorizon ngjarjet e përmbytjeve të shpejta si ato që shihen në Iran këtë javë.

Një studim mbi efektet e ndryshimit të klimës në Iran zbuloi se periudhat ekstreme të lagështa dhe të thata po bëhen më të shpeshta, dhe se ka periudha më të zgjatura të temperaturave jashtëzakonisht të nxehta dhe frekuencë më të lartë të përmbytjeve në të gjithë vendin.

Në vitin 2019, më shumë se 70 njerëz vdiqën në Iran për shkak të përmbytjeve pas reshjeve rekorde.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika