Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ushtria serbe nuk ka kaluar kufirin dhe nuk ka hyrë në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës, transmeton mediumi serb “Tanjug”.
“Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara, dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur disa konflikte në mes të Ushtrisë Serbe dhe Policisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria ‘Serbia për momentin nuk e ka kaluar kufirin në asnjë mënyrë dhe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
Ndërkaq, gazetarët e RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se një numër i madh i njësiteve policore tashmë janë nisur për të siguruar rendin në veri të vendit, aty ku situata veçse është e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targa të automjeteve dhe për mjetet e identifikimit.
Disa njësi policore janë nisur nga qyteti i Gjilanit, disa të tjera janë parë në fshatin Milloshevë.
Njësi të shumta policore të Kosovës nisen drejt Mitrovicës (Video)