Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një prononcim për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Veri, të cilët kanë shkuar atje që ta zbatojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ndalimin e qarkullimit të veturave me tabelë “KM”, ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të lejojë bllokimin e rrugëve, dhe as nuk duhet të presë vendime politike për një të gjë të tillë, sepse “Ligji obligon që rrugët të jenë të hapura”.
Edhe pse “strukturat paralele dhe qarqet që janë në pjesën veriore mundohen të krijojnë probleme”, shtoi ai.
“Policia është dashur të ketë informata, meqenëse policia në Veri ka Drejtorinë e Inteligjencës dhe është dashur të sigurojë informata edhe nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, është dashur të merren masat preventive” ka thënë ish-drejtori i Policisë së Kosovës për Portalin Dukagjini Rashit Qalaj.
“Policia nuk është dashur të lejojë që të bllokohen rrugët nga strukturat në Veri, për shkak se bllokimi i rrugëve shkakton kufizimin e lëvizshmërisë dhe çdo kufizim i lëvizshmërisë është i ndaluar me ligj”, përfundoi ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj.