Policia e Kosovës ka njoftuar në faqen e tyre në Facebook, se në pjesën Veriore të Kosovës ka pasur të shtëna në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Të shtënat, sipas Policisë së Kosovës, ishin dëgjuar nga shumë lokacione.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Gjithashtu, Policia ka treguar se në Veri të Kosovës janë duke i maltretuar qytetarët shqiptarë.
“Po ashtu, janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”.
Bahtiri: Bandat serbe rrahën një familje kosovare, të njëjtit po trajtohen në spitalin e Mitrovicës