“Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Sipas tij, “tensionet e reja nuk do ta ndihmojnë askënd”.
Vendimit e Qeverisë Kurti 2, për ta zbatuar reciprocitetin dhe për t’i ndaluar veturat të cilat i kanë targat “KM”, ka marrë vëmendjen botërore, pasi ky vendim kishte shkaktuar acarim të situatës, ku serbët lokalë kishin bllokuar rrugët e ishte raportuar edhe për të shtëna me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.
Spoke with my #Serbian & #Kosovar counterparts regarding the recent tension.
Peace and stability in the Balkans have always been a priority for Türkiye.
New tensions will not help anyone.
Türkiye is ready to do whatever is necessary to reduce the tension.
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) July 31, 2022
Të dielën e 31 korrikut, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, kishte telefonuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq.
“Fola me homologët e mi, serb dhe kosovar në lidhje me tensionin e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë prioritet për Turqinë”, ka shkruar në rrjetin e tij social Twitter ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.