Vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje në Merdare

Megjithëse, pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët lokalë të cilët që nga dje kanë vendosur barrikada në këto dy pikëkalime kufitare, zyrtarët policorë po vazhdojnë t'i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje-dalje në Kosovë

Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe mëngjesin e së hënës në Merdare, pikën kufitare të Kosovës.

Pas situatave tensionuese të krijuara mbrëmë në Veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë në pikën kufitare në Merdare kanë thënë se pajisja e shtetaseve serbë me fletë-deklarime për hyrje-dalje në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendimmarrje politike, transmeton KP.

Raportohet që radhët e gjata të veturave, kryesisht të mërgimtarëve, janë akoma prezente.

Ndërkaq, pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët lokalë të cilët që nga dje kanë vendosur barrikada në këto dy pikëkalime kufitare.

Kështu tha për RTV Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

“Gjendja nuk ka ndryshuar, barrikadat janë ende prezente aty, por të shohim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodhë pas vendimit që është marrë. Nuk ka pasur incidente gjatë natës”, tha Hoti.

Ndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar shtyrjen e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për 30 ditë, mbrëmjen e së dielës.

Kërkesë kjo që erdhi si shkak i tensioneve në Veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë implementimin e vendimeve të marra nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Kosovës, e mbajtur mëngjesin e së dielës.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se tensionet në Veri të Mitrovicës kanë ardhur si shkak i dezinformimit dhe informimit jo të mjaftueshëm të të dyja vendimeve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika