Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka treguar se e ka shtyrë afatin për reciprocitet deri me 1 shtator, me qëllim të hiqen barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes.
“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, ka shkruar Kurti.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.
In cooperation with our international allies, we pledge to postpone implementation of decisions on car plates & entry-exit documents at border crossing points w/ Serbia for 30 days, on the condition that all barricades are removed & complete freedom of movement is restored. pic.twitter.com/oJNaQi0qPO
— Albin Kurti (@albinkurti) July 31, 2022
Qeveria e Kosovës dje ka bërë zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri më datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale.