Në pikën kufitare Dheu i Bardhë vazhdon implementimi i dokumenteve të reciprocitetit (VIDEO)

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, po vazhdon zbatimi i masës së reciprocitetit për pajisje me dokumentin hyrje-dalje

Të hënën e një gushtit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, po vazhdon zbatimi i masës së reciprocitetit për pajisje me dokumentin hyrje-dalje, i cili ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në orët e mëngjesit, pas situatave tensionuese të krijuara mbrëmë në Veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë në pikën kufitare në Merdar kanë thënë se pajisja e shtetasve serbë me fletë-deklarime për hyrje-dalje në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendimmarrje politike, transmeton KP.

Ndërkaq, kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Në pikën kufitare të Jarinjës, tashmë janë larguar edhe bllokadat e fundit që ishin të vendosur aty.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për cështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Gjatë kohës kur po largohen barikadat, gjendjen kishte dalë ta shohë edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili nuk pranoi të prononcohej për media, madje kolegët e tij afër i kanë larguar mediat e pranishme me forcë.

Ndryshe, pak para mesnatës të së hënës, kërkesën për shtyrjen e vendimit për reciprocitet me Serbinë e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pas konferencës së ambasadorit amerikan, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se i ka pezulluar vendimet për reciprocitet për një muaj (1 shtator 2022), me kusht që do të hiqen barrikadat e vendosura në pikat kufitare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika