Arrestohen 16 persona në Prizren për kontrabandim të migrantëve

Të hënën e 1 gushtit Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka arrestuar 16 të rritur dhe një të mitur për kontranbandim të migrantëve. Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinë

Ilustrim

Të hënën e 1 gushtit, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar 16 persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një të mitur A.A.

Këta persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesën  për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinë.

“Sipas kërkesës, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me datë 30.07.2022, duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda.

Ky grup që është arrestuar për kontrabandimin e migrantëve që ishin të udhëqur nga M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 migrantë.

“Migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Katër (4) armë zjarri; Një (1) elektroshok; Nëntëdhjetë e pesë  (95) copë fishekë;Tre (3) autobusë; Tri (3) vetura; Dy (2) radiolidhje; Shtatëmbëdhjetë (17) telefona celular; Njëmijë e shtatqind e shtatë (1707 ) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika