Kolona të gjata në pikën kufitare në Jarinjë

Në pikën kufitare në Jarinjë, qarkullimi ka mbetur ende i mbyllur. Veturat janë në pritje për një aprovim prej institucioneve të Kosovës për të filluar lëvizjen

Pamje nga pika kufitare në Jarinjë

Të hënën e një gushtit, në pikën kufitare në Jarinjë, barrikadat janë larguar, por rruga po vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim.

RTV Dukagjini ka siguruar pamje të kolonave të veturave, duke pritur në të dyja anët e rrugës.

Kolonat më të gjata janë nga hyrja e Serbisë për në Kosovë, ndërsa po presin një aprovim prej institucioneve të Kosovës për të filluar lëvizjen.

Ndërkaq, në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë theksuar se derisa të ketë barrikada në veri, do të bëhet implementimi i masave të reciprocitetit për dokumentin për hyrje-dalje.

Kurti: Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë ende të mbyllura

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika