Forcat paqeruajtëse të KFOR-it të vendosura në Kosovë, kanë bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës, së bashku me disa organizata të tjera vendore e ndërkombëtarë të sigurisë.
Në një reagim të tyre thuhet se ata janë të gatshëm t’i marrin masat e nevojshme për ta “mbajtur Kosovën të sigurt”.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm për të miratuar masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre.
#KFOR is closely monitoring the situation in the north of Kosovo with local and international security organizations. Under its UN mandate, KFOR remains strongly committed to security, ready to adopt necessary measures to keep #Kosovo safe. pic.twitter.com/0L45Lzux2b
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) August 1, 2022
Ndërkaq, pas ditës së diel kur situata ishte e tensionuar në veri të Kosovës, e hëna është më qetë. Shumica e barrikadave janë larguar nga pikat kufitare, përveç asaj në Jarinjë e Bërnjak.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ku tha se deri sa të hiqet barrikada e fundit do të vazhdojnë me masën e reciprocitetit me Serbinë në kuadër të hyrje-daljeve me dokumente identifikimi.