Të hënën e një gushtit të vitit 2022, Klubi i Trepçës ka hapur Fan Shopin e klubit për tifozët e tyre, ku ata/o do të mund të pajisen me gjërat që klubi i tyre i orfon për t’i shitur, siç janë fanellat apo dhe ndonjë rekuizitë nga klubi i tyre.
Nga e hënën ata që dëshirojnë të kenë simbolet e klubit të tyre, tani ata kanë një adresë se ku mund të pajisjen.
Fan shopi klubit mund të gjendet lehtë, sepse sipas njoftimi zyrat të klubit, thuhet se është “buzë lumit Ibër e krah për krah me palestrën e zjarrtë ‘MINATORI’, po buron diçka krejtësisht e re dhe unike në qytetin tonë”.
Tifozët e Trepçës do të mund t’i kenë rekuizitat e klubit duke i blerë në Fan Shopin zyrtar.
“Të hënën, ju presim nga ora:17:00 në hapjen e ‘Fan Shop-it’, më atraktiv zyrtar të klubit KB TREPÇA” , thuhet në njoftimin e tyre zyrtar të KB Trepçës.
Tashmë fanellat e skuadrës me lojtarët tuaj të preferuar, i gjeni në këtë ambient fantastik, të veshur me ngjyrat dhe simbolet e qytetit të Mitrovicës.