Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme është i papranueshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur dëmtim të procesit mësimor, “kërcënimin” e SBASHK-ut për grevë të përgjithshme që nga 1 shtatori

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të papranueshëm “kërcënimin” me grevë të përgjithshme për një shtator nga Sindikata e Bashkuar, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Kjo pasi që kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, kishte bërë të ditur se që nga shtatori, çerdhet, shkollat e më pas universitetet do të jenë në grevë të përgjithshme.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ndonëse për të rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirohen, ajo ka theksuar se koha është për punë, dhe sipas saj askush nuk ka të drejtë t’u mohojë fëmijëve të drejtën për shkollim.

“Duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë, në mënyrë që të kemi ndryshime pozitive. Ata që ja duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa”, shtoi Nagavci.

Ministrja e këtij dikasteri, ka potencuar se bashkë me qeverinë po punojnë në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit.

Madje, ajo tregon se edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe “do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme”.

Ndryshe, Rrahman Jasharaj, kishte njoftuar se në fund të gushtit, punëtorët e institucioneve arsimore do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kjo grevë e përgjithshme, sipas kryetarit të SBShK-ut, vjen nga mospërfillja e kërkesave nga Qeveria Kurti.

Kërkesa e tyre është shtesa prej 100 eurosh në paga.

“Të gjithë këto angazhime jemi duke i bërë në kuadër të BSPK ku jemi pjesë bashkë me federatat e tjera. Më 14 kishim takimin e jashtëzakonshëm të BSPK dhe analizuam situatën, dhe fatkeqësisht erdhëm në përfundim se as angazhimi ynë i fundit dhe i vetmi nuk ka dhënë rezultat”.

Sipas Jasharajt, kjo ka ndodhur ngase qeveria nuk i është përgjigjur as ndërmjetësuesit, me çka ka treguar se është kundër dialogut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika