Istrefi: Situata në Veri s’është normale, institucionet e Kosovës nuk kanë autoritet të plotë mbi Veriun

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini, ka deklaruar se situata në Veri të Mitrovicës nuk është normale. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë autoritet të plotë mbi Veriun, gjë që sipas tij kjo është dëshmuar për të disatën herë

Dibran Istrefi - jurist

“Situata në Veri nuk është normale. Kushdo që thotë se institucionet e Kosovës kanë autoritet të plotë mbi veriun e Kosovës duhet të pranohet që në start se nuk është e vërtetë. Kjo na është dëshmuar jo më larg se dje, edhe në të kaluarën por po na dëshmohet edhe sot”.

Kështu ka deklaruar Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për krizën dhe zhvillimet e fundit në Veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se ndonëse është pro vendimit të qeverisë, pro reciprocitetit, pro ndryshimit të targave, mënyra e zbatimit sipas tij është e rëndësishme.

Sipas Istrefit, krejt ky proces është thënë se ka qenë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, me ambasadat e huaja e që siç thotë Istrefi duket të mos ketë qenë.

“Të paktën nga paraqitja e ambasadorit amerikan dje ka lënë një shije të tillë, sepse ishte një paraqitje me tone agresive”.

Istrefi thekson se logjika e asaj çfarë ndodhi në veri i ka dy spektre, atë të sigurisë dhe atë politik.

“Kjo ana politike nganjëherë është më e rrezikshme sesa kjo e sigurisë sepse sa herë që krijohen këto situata, krijohet një mundësi e re për t’u ulur në tavolinë për të negociuar diçka”, potencoi Istrefi.

Azemi: Ishte gjendje lufte pa luftë

Emir Azemi, ish-asambleist në Mitrovicën e Veriut, situatën e fundit në Veri të Mitrovicës e ka quajtur gjendje lufte.

“Ka qenë një gjendje lufte pa luftë, një luftë speciale e paparë prej anës sime”, është shprehur ai.

Sipas tij, qëllimi ka qenë nxitja e frikës.

Azemi theksoi se ajo çfarë ka ndodhur të dielën e 31 korrikut në Veri të Mitrovicës thjesht “do të prodhojë një situatë të re të kompromisit”.

Emir Azemi, ish-asambleist në Mitrovicën e Veriut

“Dy gjëra e karakterizojnë këtë krizë në veri, e para serbët në Veri të Mitrovicës nuk kanë vënë barrikadë, i kanë ikur një konfrontimi të mundshëm me popullatën të komunitetit tjetër që është e veçanta, e dyta për herë të parë që nuk ka ndodhur prej 24 marsit 1999, alarmi i luftës osë këmbanat e luftës nuk kanë rrahur 5 orë pa ndërprerë, gjendje lufte, shumica e serbëve kanë ikur nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit, Leposaviqit, dhe Zubin Potokut por edhe njënumër i shqiptarëve janë larguar”, është shprehur Azemi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika