Sipas Analistit Vehbi Kajtazit, Qeveria e Kosovës, nuk kishte menduar për mërgimtarët që e përdorin Serbinë se rrugë për të ardhur Kosovë dhe për tu kthyer për në Kurbet sepse i ka rrezikuar me vendimin për zbatimin e reciprocitetit sepse “qytetarët kanë mundur që të mbesin në pjesë e Serbisë sepse vendimi ka parashikuar dhe mbylljen totale të kufirit”.
“Ata/o që i kanë kaluar ato rrugë e dijen se çfarë terreni është në atë pjesë, qytetarët e Kosovës kanë mundur me mbetur situata në të cilat shtetit i Kosovës nuk do të kishte mundësi t’iu ofronte ndihmë”, ka sqaruar ai.
Analisti Vehbi Kajtazi ka folur për vendimet e Qeverisë Kurti 2, që kanë të bëjnë me zbatimin e reciprocitetit dhe ndalimin e e qarkullimit të automjeteve të cilat baritin targat “KM”, sipas Kajtazit, qeveria e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimit Evropian(BE) për zbatimin e Reciprocitetit.
Tutje ai ka sqaruar se çfarë kanë kërkuar SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që këto masa reciprocitetit të vendosen në një kohë tjetër.
Po për Kajtazin vendimi për ta zbatuar reciprocitetin pas kërkesë së Shteteve Perëndimore “nuk kishte qenë e menduar mirë nga Kryeministri Albin Kurti”.
Qeveria Kurti 2 është dashur që të dal me komunikatë që ta shtyje vendimin pas kërkese se SHBA-së, për një datë të caktuar sipas kërkesë se ShBA-së, por jo me u nis dhe me u tërheq”, ka thënë Vehbi Kajtazi në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Sipas, Kajtazit, qeveria Kurti 2 ka bërë mirë që e ka dëgjuar këshillën e Ambasadorit të SHBA-ve Jeff Hovenier, sepse “është shmangur një konflikt, dhe pasoja që kanë mundur me qenë të pa parashikueshme, dhe me dëm në njerëz dhe mbi shtetin e Kosovës dhe shtetësinë e saj”.
Ndërsa në të kaluare, “kryeministri Kurti kishte deklaruar se nuk do t’i zbatojë asnjë nga marrëveshjet e Brukselit, ndërsa tani ai i dërgojnë njësitet e elite të Policisë së Kosovës për t’i zbatuar marrëveshjet anit kushtetues të ish-kryeministrit Hashimi Thaçit”, ka shtuar ai.