Të martën e 2 gushtit do të mblidhen katër komisione parlamentare. Grupet parlamentare ndahen në dy grupe, grupi i parë fillon në orën 10:00 dhe grupi i dytë fillon në orën 11:00.
Komisioni për Media dhe Zhvillim Rajonal, Pushtet Lokal, Administratë Publike do të shqyrtoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive. Ky komision do të mblidhet në Kuvendin e Kosovës në sallën N-303.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtoj Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara. Ky komision do të mblidhet në Kuvendin e Kosovës në sallën N-204.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtoj raportin vjetor për performancën e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2020. Ky komision do të mblidhet në Kuvendin e Kosovës në sallën N-302.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtoj raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për 2021.
I ftuar në lidhje me këtë çështje do të jetë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për 2021.
I ftuar në lidhje me këtë çështje do të jetë drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.