Luis Suarez rikthehet në ekipin ku debutoi si futbollist profesionist në vitin 2005, Nacional i Uruguait.
Si lojtari, ashtu edhe tifozët kanë qenë shumë të emocionuar për ribashkimin qëkur sulmuesi arriti një paramarrëveshje me Nacional, të cilën e njoftoi të martën e kaluar.
Sulmuesi 35-vjeçar e filloi karrierën e tij profesionale në Nacional në vitin 2005, duke bërë 34 paraqitje dhe duke shënuar 12 gola për klubin, përpara se të transferohej në skuadrën holandeze FC Groningen.
Legjenda e Barcelonës mbërriti në aeroport me familjen të dielën, ku shkuan direkt në Gran Parque Central dhe portat u hapën për prezantimin zyrtar për publikun, njofton Marca.
Lojtari tashmë ka pozuar i lumtur para kamerave me këmishën e tij të re dhe ka pozuar me këngëtarin kolumbian, Sebastian Yatra , duke i dhuruar një këmishë.
Prezantimi ka qenë një festë tashmë me Suarez dhe familjen e tij të rrethuar nga klubi dhe tifozët, të zhytur në lumturi për të parë uruguajanin të rikthehet në ekipin ku filloi gjithçka.
Këtë e ka njoftuar edhe klubi Nacional, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shihet Suarez me fanell të ekipit Nacional.
9️⃣ 😁 @LuisSuarez9 #ElClubGigante 🔵⚪️🔴 pic.twitter.com/e0zeo3r8oP
— Nacional (@Nacional) August 1, 2022
Uruguajani do të bëjë deubutimin e tij kundër Atletico Goianiense, në kuadër të Copa Sudamericana.