Vrasja e një burri nigerian në Itali ka ngjallur protesta dhe ka rikthyer bisedën rreth racizmit dhe krimeve kundër emigrantëve në vend përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.
Policia e Macerata ka thënë se Alika Ogorchukwu, 39 vjeç, është ndjekur dhe është goditur me patericat e tij dhe në fund i është vjedhur telefoni nga sulmuesi.
Ngjarja ka ndodhur të premten e 29 korrikut në orën 14:00 në rrugën kryesore qendrore të Civitanova Marche. Ogorchukwu është gjetur i vdekur në vendngjarje nga mjekët ndihmës, ka shtuar deklarata e policisë të dielën e 31 korrikut.
Oficeri i policisë Macerata, Matteo Luconi ka thënë se vrasja “nuk ishte e motivuar racialisht” dhe një deklaratë e policisë të dielën tha se ishte e mundshme për “arsye të vogla”. Një shtetas italian, 32-vjeçar, Filippo Ferlazzo, është arrestuar për vrasje dhe grabitje, tha policia. Një nga avokatet e Ferlazzo, Federica Trifoglio, tha se klienti i tij ka probleme psikiatrike dhe se ata synojnë të paraqesin një raport psikiatrik, raporton CNN.
Ambasada nigeriane në Romë e ka dënuar vrasjen, duke thënë se “incidenti ndodhi në një rrugë të frekuentuar dhe përballë shikuesve të tronditur, disa prej të cilëve bënë video të sulmit, me pak ose aspak përpjekje për ta parandaluar atë”.
Ambasada tha se ishte duke bashkëpunuar me autoritetet italiane për të garantuar zbatimin e drejtësisë dhe për të ofruar ndihmë për familjen e viktimës.
Gruaja e Ogorchukwu, Charity Oriachi, u tha gazetarëve të premten se donte drejtësi për burrin e saj.
“Itali, mos më lër vetëm”, tha ajo.
Francesco Mantella, avokati që përfaqëson gruan e Ogorchukwu, Charity ka thënë se Ogorchukwu kishte qenë në Itali për rreth nëntë vjet me një leje qëndrimi të rregullt dhe punonte si shitës ambulant.
Kryebashkiaku i Civitanova Marche ka njoftuar se shpenzimet për funeralin e Ogorchukwu do të paguhen nga komuna, tha Mantella, dhe një mbledhje fondesh ka filluar për të ndihmuar të venë e tij dhe djalin e tyre 8-vjeçar.