Të martën e 2 gushtit, ministri i Shëndetësisë Rifat Tahiri është takuar me ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, jorezident në Republikën e Kosovës, Ali bin Hamad Al-Marri.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore ndërmjet dy vendeve, duke marrë për bazë marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke diplomatike.
“Ministri Latifi shpalosi para Ambasadori Al-Marri disa nga prioritetet kryesore në procesin e transformimit të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës, e ku partneriteti dhe përkrahja nga vende partnere si Katari do të ishte tejet e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në takim, ministri Latifi ka shfrytëzuar rastin që të ripërsërit ftesën për realizimin e një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës të Ministres së Shëndetësisë së Shtetit të Katarit, Dr. Hanan Mohamed Al Kuwari dhe falënderoi për kontributin që ky shtet i ka dhënë Kosovës gjatë viteve dhe gjatë pandemisë.
Ambasadori Al-Marri nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës edhe në fushën e shëndetësisë.