Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, teksa ka komentuar mbi zhvillimet e fundit në Veri të Mitrovicës, ka thënë se po e përcjell me vëmendje situatën.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut i inkurajon të dy vendet fqinje që të veprojnë në përputhje me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë.
“Po e ndjekim me interes të madh situatën në Veri të Kosovës, dhe e përshëndesim deeskalimin e fundit të gjendjes. E inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë të jenë në përputhje vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, për të mbajtur atë që është rënë dakord me mirëbesim, duke marrë parasysh kontekstin e brishtë gjeopolitik”, ka shkruar ai.
We follow the situation in north Kosovo w/ great interest, welcoming the recent de-escalation. We encourage 🇽🇰 & 🇷🇸 in line with good neighborly intentions & 🇪🇺 values to keep on what's been agreed in good faith, considering the fragile geopolitical context
— Bujar Osmani (@Bujar_O) August 2, 2022
Ndërkaq, para mesnatës së një gushtit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.
Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
ShBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Zbatimi i vendimeve është shtyrë deri më 1 shtator, por me kusht që të hiqen barrikadat në veri.
“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”.