Zgjedhjet në Hungari/ Viktor Orban shpall fitoren për mandatin e katërt

Pas mbylljes së zgjedhjeve në Hungari të cilat janë mbajtur të dielën e 3 prillit, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka shpallur fitoren.

Orban me këtë fitore ka marrë mandatin e tij të katërt, duke bërë triumfuese partinë e tij Fidesz.

Pas përpunimit të 83,62 për qind të votave, Fidesz ka arritur të fitoj 53,85 për qind, kurse opozita e bashkuar e udhëhequr nga Peter Marki Zaj, 34,28 për qind të votave nga listat e partive, ka njoftuar Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve.

Fidesz ka fituar 88 vende në zonat ku kandidatët zgjidhen drejtpërdrejt sipas sistemit zgjedhor mazhoritar dhe opozita e bashkuar ka fituar 18 mandate deri më tani.

Viktor Orban

Pas rezultatit pozitiv për të, Orba i është drejtuar një turme në një fjalim rreth 10 minutësh, ku tha se kjo ishte një fitore shumë e madhe për të, e për partinë e tij.

“Ne kemi një fitore të tillë që mund të shihet nga Hëna, por është e sigurt që mund të shihet nga Brukseli. Ne do ta kujtojmë këtë fitore deri në fund të jetës tonë sepse na u desh të luftonim kundër një numri të madh kundërshtarësh”, ka thënë Orban në fjalimin e tij të dielën mbrëma duke përmendur një numër të armiqve të tij politikë duke përfshirë të majtën hungareze dhe “burokratët” në Bruksel.

Ai u sfidua nga gjashtë parti të bashkuara opozitare që kërkonin të kundërshtonin atë që ata e quajtën revolucionin “jo-liberal” të Orbanit që ai dhe partia e tij Fidesz kanë ndjekur gjatë 12 viteve të kaluara.

Hungarezët votuan më 3 prill për zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika