Gashi: Qeveria Kurti gaboi kur la Listën Serbe jashtë koalicionit qeverisës

Ish-zv.ministri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë një gabim kur e ka lënë Listën Serbe jashtë koalicionit, ndërsa për Veriun ka thënë se duhet të ketë më shumë investime strategjike nga e Qeveria

Milazim Gashi, Ish-zv.ministër për Komunitete i ftuar në emisionin "Five"

Milazim Gashi, Ish-zv.ministër për Komunitete, për shtyerjen e vendimit të Qeverisë për reciprocitet ka thënë se është një paramasë drejt vendimit final të Qeverisë.

Gashi në emisionin “Five”, për këtë shtyerje të vendimit, ka thënë se çdo mendim që vjen nga ShBA është i mirëseardhur.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një matje më të saktë edhe jashtë kufijve të Kosovës dhe për këtë arsye, siç thotë ai, janë të mirëseardhura vendimet në koordinim me këtë vend.

Për tensionet në veri, Gashi ka thënë se ka pasur mundësi të ketë një provokim të situatës, e për këtë ai ka thënë se është mirë që të mobilizohet Qeveria e Kosovës dhe opinioni në veri të informohet më mirë.

Sipas tij, kjo mungesë e informacioneve nga ana e tyre vjen si pasojë e Qeverisë Kurti, që siç thotë ai, nuk po arrin të futet në zonën e Veriut me investime strategjike.

“Nuk po arrin të krijojë një plan strategjik që të investojë më shumë në Veri dhe të krijojë lidhje me komunitetet në Veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo Qeveri ka bërë gabim duke e lënë jashtë koalicionit Listën Serbe.

“Kurti ka dështuar ta inkooporojë komunitetin serb, Listën Serbe nuk e kanë futur në koalicion, në këtë fazë kjo listë është fuqi politike në territorin e Kosovës”, ka shtuar Gashi.

Ndërsa për Asociacionin e Komunave, ai ka thënë se duhet të punohet më shumë në atë drejtim.

“Kurti duhet të krijojë zgjidhje sepse është kryeminisitër i vendit, Qeveria e Kosovës duhet të zgjedhë problemet, sa i përket asociacionit, Qeveria vetëm se ka rekomanduar disa pika dhe duhet të punohet në atë drejtim”, ka vijuar Gashi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika