Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association) Besa Tafilaj Pinchotti, e cila me origjinë është shqiptaro-amerikane.
Sipas Qeverisë Kurti 2, në takimin e Kurtit me Tafilaj Pinchottit është diskutuar edhe për kontributin e dy pilotëve oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert, të cilët humbën jetën në Shqipëri më 1999, nga rrëzimi i helikopterit Apache gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Kurtit nuk e ka harruar “sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyreqë kishin dhënë për Kosovën ”, thuhet në komunikatën e Qeverisë Kurti 2.
Qeveria e ka njoftuar se Kosova e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes, kështu duke shënuar rritjen më të madhe të investimeve në ushtrinë e Kosovës.
Tutje, në takim është folur edhe për angazhimin e Kosovës për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.
Ndërsa, Tafilaj Pinchotti e ka njoftuar Kurtin për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association).
Ajo ka treguar se kishte qenë gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC, ku kishte raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës në Kosovë.