Marrëveshja Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe është nënshkruar mëngjesin e tre gushtit në Podgoricë mes kryemionistrit malazias, Dritan Abazoviq dhe patriarkut Porfirije.
Abazoviq ka thënë se ndjehet i nderuar dhe krenar për arritjen e kësaj marrëveshjeje “historike”.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i kënaqur që përfunduam procesin që, për fat të keq, zgjati shumë në Mal të Zi. Ideja e nënshkrimit të kontratës me KOS-in është një ide e vjetër, më vjen keq që nuk u realizua në Periudha e kaluar”.
Potpisan Temeljni ugovor 📝
✅️Jedno važno pitanje stavljeno ad acta
Nastavljamo dalje, fokus na boljem životnom standardu građana 📈 pic.twitter.com/dsVEd6GLXs
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 3, 2022
“Qeveria është e vendosur që të gjitha komuniteteve fetare t’u japë saktësisht të njëjtat të drejta. Ne jemi të lumtur dhe të kënaqur nëse kemi kontribuar për këtë sot. Besoj se në këtë mënyrë po dërgohet një mesazh paqeje dhe tolerance, që po kthehemi mbi një fletë të re dhe se po i drejtohemi sfidave të reja, të cilat nuk mungojnë në shoqërinë dhe mjedisin tonë, por të gjitha me dëshirën për të ndërtuar një shoqëri barazie, drejtësie dhe për t’i dhënë të drejtën që kërkojmë vetes edhe të tjerëve. Kjo është një ide udhërrëfyese, shumë tolerante dhe civile dhe besoj se sot i dhamë fund një sfide që na qëndroi përpara”, ka deklaruar Abazoviq.
Abazoviq njofton se me arritjen e kësaj marrëveshje do të fillojnë të ngrisin një tolerancë shoqërore, dhe të trashëgojnë vlerat e diversitetit si pjesë e pasurisë të përgjithshme.
Ai ndër të tjera ka thënë se, “kam nderin që kam pasur mundësinë të mbyllë bukur, me vend, me dinjitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë një çështje që e ka rënduar shoqërinë malazeze për një kohë të gjatë”.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin zëvendëskryeministri Vladimir Jokoviq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Deka, ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Shqekiq, ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, sekretari i Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, arkimandriti Nektarije (Gjuriq), kryeprifti Stavrofor Velibor Džomić dhe kryeprifti Igor Balaban, koordinator i Këshillit Ligjor të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Bregdetit.
Me këtë rast ka reagur menjëherë partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviç.
“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re”, thuhet përmes një postimi në Twitter.
Sipas tyre iniciativa është e hapur për të gjithë ata që mendojnë se Qeveria e Malit të Zi është treguar e papërgjegjshme ndaj interesave nacionale.
1/2 || Prema ranijoj najavi, #DPSCG će danas pokrenuti inicijativu za izglasavanje nepovjerenja Vladi Crne Gore.
Inicijativa je otvorena za sve one koji takođe smatraju da se Vlada neodgovorno odnosi prema nacionalnim interesima #CrnaGora🇲🇪.
— DPS – Crne Gore (@DPSCrneGore) August 3, 2022