Kurti takohet me ambasadorin amerikan, Bislimi me atë britanik

Në Qeverinë e Kosovës të mërkurën e tre gushtit, janë zhvilluar disa takime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në të njëjtën ditë, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abott

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Siç mëson RTV Dukagjini, bëhet fjalë për një takim të rregullt midis Kurtit dhe ambasadorit amerikan.

Pas takimit të tij me kreun e qeverisë, Hovenier është parë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë teksa është larguar.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ndërkaq, nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është parë duke dalë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott.

Ai është takuar me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Kjo për RTV Dukagjini, është konfirmuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit Bislimi.

Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja e takimeve.

Ndryshe, para mesnatës së një gushtit, Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.

Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

ShBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Zbatimi i vendimeve është shtyrë deri më 1 shtator, por me kusht që të hiqen barrikadat në veri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika