Të mërkurën e 3 gushtit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se para pak çastesh ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali.
“Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah ” Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja ” Qershia”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” në Facebook.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp.
“Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!”
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka rekomanduar që kur rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, krojet t’i lënë hapur për pak minuta deri në kthjellim.