Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Duke cilësuar kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq sikurse “mashtrues”, Berisha ka thënë se mënyra e ardhjes në pushtet e tij nuk dallon shumë nga ajo e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“I maskuar nën petkun e orientimit qytetar, e ndërton urën me Kishen Ortodokse Serbe, që pa hyrë në detaje tjera, nuk e njehë Malin e Zi si shtet, nuk e njehë kombin malazez ashtu siç nuk e njehë as shtetin e Kosovës”.
Gjersa ka thënë se mbështet iniciativën e presidentit Gjukanoviq përmes së cilës synonte, siç e quan ai “Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq”, Berisha ka thënë që Abazoviq është vetëm duke shfrytëzuar pozitën e tij.
“E përkrahë plotësisht inciativën e presidentit Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq nga pozita e kryeministrit i cili qartazi shfrytëzoi pozitën per realizimin e interesave serbomedha duke e goditur me thikë pas shpine shtetin e vet.
Për fat të keq në këta shekuj kemi pasur me bollëk kryevezira të këtij lloji”, ka shkruar ai në Facebook.
Potpisan Temeljni ugovor 📝
✅️Jedno važno pitanje stavljeno ad acta
Nastavljamo dalje, fokus na boljem životnom standardu građana 📈 pic.twitter.com/dsVEd6GLXs
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 3, 2022
Marrëveshja Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe është nënshkruar mëngjesin e tre gushtit në Podgoricë mes kryemionistrit malazias, Dritan Abazoviq dhe patriarkut Porfirije.
Nënshkruhet Marrëveshja Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe