Gjatë të mërkurës së 3 gushtit është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja Jonada Avdia.
Gjatë kësaj ceremonie shumë njerëz shkuan për të ngushëlluar familjarët e 7-vjeçares.
Për shkak të situatës së rëndë emocionale të familjarëve të Jonada Avdias një autoambulancë ka mbërritur pranë familjarëve në rast nevoje.
Kujtojmë se 7-vjeçarja ka humbur jetën të martën e 2 gushtit në Himarë të Vlorës, pasi është goditur nga një skaf rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit.
Fëmija ishte duke u larë në det, aty është përplasur nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat.
Drejtuesi i skafit është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase. Ai është shoqëruar në polici ku drejtuesi i prokurorisë, Aurel Zarka ka urdhëruar arrestimin e tij.
Arrestohet punonjësi i Policisë së Shtetit për vrasjen e shtatëvjeçares në Himarë
Të enjten mbahet protestë për vdekjen tragjike të fëmijës në Himarë