Autoritetet e Islandës kanë njoftuar se një vullkan afër Aeroportit Ndërkombëtar Keflavik ka shpërthyer.
Shpërthimi ka ndodhur pranë malit “Fagradalsfjal”, përkatësisht 32 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit irlandez.
Lajmin e ka bërë të ditur Agjensia Meteorologjike Islandeze.
Një shpërthim i tillë vie si rezultat i tërmeteve të shumta përgjatë ditëve të fundit.
Në të njëjtën zonë vitin e kaluar, një shpërthim kishte ndodhur pas 800 vjetësh në gadishullin Reykjanes.
Tërmetet në Islandë parashihen të ndodhin mesatarisht çdo 4 deri në 5 vjet.