Çfarë është pedofilia?

Psikologu Florim Gallopeni i cili ishte i ftuar në emisionin “Jeto”, në Radi Dukagjini, ka folur në mënyre shkencore për dukurinë e pedofilisë

Psikologu Florim Gallopeni, i ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini

Kemi pasur mundësi të dëgjojmë e shohim raste të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale tek moshat e vogla, si në vende tjera ashtu edhe në vendin tonë.

Mirëpo sa e kuptojmë ne se çfarë është pedofilia, një dukuri që ngjall një neveri dhe papranueshmëri në komunitet?

Psikologu Florim Gallopeni, i ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, deklaroi se pedofilia është një çrregullim psikologjik i shëndetit mendor.

Ai e klasifikon pedofilinë kur një person që është mbi moshën 16 vjeçare, dhe ngacmon një person të moshës para pubertetit. Një tjetër fakt që e bën të kuptohet se bëhet fjalë për pedofili është edhe fakti se ngacmuesi nuk sheh gjë të keqe në atë që ka bërë, dhe nuk konsideron që ka bërë faj.

Gallopeni shton se pedofilia klasifikohet tek personat që bëjnë ngacmime të vazhdueshme së paku 6 muaj, pasi sipas tij një ngacmim momental, ndonëse i dënueshëm, nuk nënkupton që mund të jetë një çrregullim pedofilik.

“Çrregullimet kanë gjithmonë një aspekt kohor në të cilin duhet të jenë konsistente, të vazhdueshme, e në këtë rast tek pedofilia është 6 muaj reshtazi, kur mendon për ngacmime të tilla, vepron në ngacmime të tilla, gjithmonë për mosha më të vogla se ato që përmendem”, ka thënë psikologu Florim Gallopeni.

Psikologu thekson se shkaqet pse ndodhin këto çrregullime tek një person nuk dihen, mirëpo ato mund të lidhen me traumat e mëhershme. Andaj sipas tij kur shkaqet nuk janë të qarta, është e vështirë që të identifikohet për parandalim.

Gallopeni nënvizon se personat e tillë nuk duhet vetëm të dënohen, por edhe të trajtohen në aspektin psikiatrik dhe psikologjik.

Ai deklaron se mediat po bëjnë një punë të mirë në demaskimin e personave të tillë. Megjithëse sipas tij kur bëhet fjalë për çrregullim pedofilik dihet të kihet kujdes, pasi jo gjithçka bëhet me vullnetin e tyre, andaj duhet t’i jipet shërbimi profesional psikologjik, dhe të trajtohet dhe izolohet derisa të tejkalohet ajo situatë, dhe personi të jetë i gatshëm për komunitetin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika