Lulzim Basha: PD nuk përparon me një person “Non-Grata”

Për herë të parë që pas zgjedhjeve të gjashtë marsit, Lulzim Basha ka folur për situatën dhe të ardhmen në Partinë Demokratike (PD).

Basha, nuk la pa përmendur Sali Berishën, duke thënë se me të në krye, PD-ja, nuk mund të ecë përpara.

“PD nuk bën dot para me ‘Non-Gratat’ dhe propagandën, pa e parë të vërtetën në sy. Me 6 mars propaganda dhe regjimi mund të kenë sjellë blerjen e votave për shkak të varfërisë”, ka deklaruar Basha, raporton Top Chanel.

Ish kryetari i PD-së, është shprehur se partia nën udhëheqjen e Sali Berishës është në krizë siç ka thënë për shkak të propagandës.

Lulyim Basha

Basha ka folur për dorëheqjen e tij nga kreu i Partisë Demokratike, duke thënë se këtë e ka bërë për ta qetësuar gjendjen në parti si dhe për ta ringritur atë. Ai ka akuzuar Berishën për nxitje të sulmeve fizike.

Ai shtroi pyetje për Berishën, se pse ai nuk po jep dorëheqje siç ka thënë për ta marrë përgjegjësinë siç e ka bërë ai me dorëheqjen e tij.

“Unë kam dhënë dorëheqjen dhe kam mbajtur përgjegjësinë time, por Berisha kur do e mbajë përgjegjësinë? Kur do iki nga PD-ja dhe të ndalojë përçarjen e saj? Ai nxiti sulmin fizik ndaj PD-së. Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat të familjes”, ka deklaruar Basha.

Po ashtu, ai ka pranuar siç ka thënë gabimet e shumta që i ka bërë, por që sipas tij nuk është fajtor.

“PD është në një krizë për shkak të propagandës që po bëhet. E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Kam bërë shumë gabime por jo faj. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor”, ka thënë Basha.

Konflikti mes Bashës e Berishës

Me 21 mars të këtij viti, Lulzim Basha, atëkohë kryetar i PD-së, kishte dhënë dorëheqje nga kryetari i partisë, pas nëntë viteve si kryetar i saj.

Basha kishte deklaruar se dorëheqja e tij është bërë pas përpjekjeve të dështuara për ta mbajtur partinë e bashkuar.

Përçarja mes Bashës e Berishës, erdhi pas shpalljes “non-grata”, të këtij të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për përfshirje në korrupsion të gjerë.

Departamenti i Shtetit

Pas vendimit të DASH-it, Lulzim Basha, kishte marrë vendim për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë.

Me këtë vendim, nuk u pajtua aspak ish kryeministri Sali Berisha, i cili pat iniciuar një referendum për ta shkarkuar Bashën, nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike.

Sipas iniciuesve të këtij referendumi, për largimin e Bashës nga kreu i PD-së votuan rreth 43 mijë e 385 anëtarë të kësaj partie.

Berisha në mesin e simpatizantëve të tij

Përplasjet patën vazhduar edhe në rrugë, ku Sali Berisha pati mbledhur një numër të konsiderueshëm të protestuesve me ç’rast kishte pasur edhe përplasje fizike.

Dorëheqja e Bashës ka ardhur dy javë pas zgjedhjeve lokale në gjashtë bashki në Shqipëri, në të cilat PD-ja doli e treta.

Basha për nëntë vite rresht sa ishte në krye të PD-së, nuk arriti të fitoj asnjë parë zgjedhje, çoftë lokale apo edhe nacionale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika