Dje, në orën 12:17 në fshatin Shajkovc të Podujevës, një punëtor i Kompanisë për Distribuim për Energji Elektrike ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet: “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar.”
“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.
Policia ka bërë të ditur, gjithashtu, se viktima është goditur për vdekje nga i mituri që e drejtonte veturën.