Më shumë se dy të tretat e antarëve të NATO-s kanë ratifikuar tashmë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, më pak se një muaj pasi dy vendet skandinave kanë përfunduar bisedimet për pranim.
Njëzet e tre nga 30 aleatët e NATO-s kanë dhënë tashmë vulën e nevojshme formale të miratimit për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake.
Me 95 vota për dhe një kundër Senati i SHBA-së ka votuar pro anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Ndëkaq edhe parlamenti italian e ka miratuar këtë vendim me 202 vota pro, 13 kundër dhe një abstenim.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka përshëndetur “votimin historik” në një deklaratë, duke thënë se “dërgon një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA-së ndaj NATO-s dhe për të siguruar që Aleanca jonë të jetë e përgatitur për t’i përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes”.
“Bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në Aleancë do të forcojë më tej sigurinë kolektive të NATO-s dhe do të thellojë partneritetin transatlantik”.
“Mezi pres të nënshkruaj protokollet e pranimit dhe të mirëpres Suedinë dhe Finlandën, dy demokraci të forta me ushtri shumë të afta, në aleanca më e madhe mbrojtëse në histori”, ka shtuar Biden.
Votat në SHBA dhe Itali kanë ardhur vetëm një ditë pasi ligjvënësit francezë gjithashtu kanë mbështetur pranimin e dy vendeve në NATO me një votim 209-46, raporton euronews.
Finlanda e cila kufizohet me Rusinë, dhe Suedia ishin tradicionalisht kundër bashkimit me aleancën ushtarake, por opinioni publik në të dyja vendet e ka ndryshuar me shpejtësi pasi Moska filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.
Ndërkaq, më pak se dy muaj më vonë, ata kanë dorëzuar njëkohësisht letrat e tyre zyrtare të aplikimit.